Trajneri Popovich humbet liderin, ylli i NBA-së refuzon “Dream Team”

Basketboll

Trajneri Popovich humbet liderin, ylli i NBA-së refuzon “Dream Team”

Më: 20 korrik 2019 Në ora: 00:21
Gregg Popovich

Anthony Davis ka vendosur të mos jetë pjesë e kombëtares amerikane të basketbollit që do të marrë pjesë këtë shtator në Kampionatin Botëror. Shtatlarti që këtë verë u transfertua te Lakers ka të tjera plane: Stërvitje për t’u përgatitur për sezonin e ri dhe të marrën pjesë në xhirimet e filmit vizatimor “Space Jam 2”.

Lajmin e konfirmoi Rich Paul, menaxheri i lojtarit për “Yahoo Sports”. Davis, 26 vjeç, ishte një nga titullarët e “Dream Team”, por tashmë trajneri Gregg Popovich i duhet të ndryshojë planet. Ai do t’i ndjekë ndeshjet e botërorit nga televizori, me shpresën që të jetë pjesë e kombëtares në Olimpiadën Tokio 2020.

Aktualisht, trajneri Gregg Popovich ka në dispozicion vetëm 19 lojtarë, nga të cilët në fund do të përzgjedhë 12. Ata janë: 

Harrison Barnes (Kings), Bradley Beal (Wizards), Andre Drummond (Pistons), Eric Gordon (Rockets), James Harden (Rockets), Tobias Harris (Sixers), Kyle Kuzma (Lakers), Damian Lillard (Blazers), Brook Lopez (Bucks), Kevin Love (Cavs), Kyle Lowry (Raptors), CJ McCollum (Blazers), Khris Middleton (Bucks), Paul Millsap (Nuggets), Donovan Mitchell (Jazz), Jayson Tatum (Celtics), PJ Tucker (Rockets), Myles Turner (Pacers) dhe Kemba Walker (Celtics).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat