Korver bëhet me skuadër të re, nënshkruan marrëveshje 1 vjeçare - Bota Sot
Korver bëhet me skuadër të re, nënshkruan marrëveshje 1 vjeçare

Basketboll

Korver bëhet me skuadër të re, nënshkruan marrëveshje 1 vjeçare

Më: 20 korrik 2019 Në ora: 18:56
Kyle Korver

Ylli i NBA, Kyle Korver, është bërë me skuadër të re.

Korver ka ndarë rrugët me skuadrën e Cleveland Cavaliers, për të nisur një aventurë të re në karrierën e tij të pasur.

Një nga shuterët më të mirë në lojën e basketbollit, ka arritur marrëveshje me skuadrën e Milwaukee Bucks.

Ky lajm vjen reporteri i ‘ESPN’, Adrian Wojnarowski, i cili ka njoftuar se Korver ka nënshkruar kontratë 1 vjeçare me finalistët e konferencës lindore.

Lojtari kishte qenë në dilemë të madhe nëse duhej të zgjidhte Milwaukee apo Philadelphia 76ers.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...