MVP është zgjedhur Etna Rexhepi - Bota Sot
MVP është zgjedhur Etna Rexhepi

Basketboll

MVP është zgjedhur Etna Rexhepi

Më: 20 korrik 2019 Në ora: 19:23
MVP është zgjedhur Etna Rexhepi

Ka përfunduar Kampi Nacional i vajzave U-14, që për një javë është mbajtur në Suharekë. Fillimisht ishte kampi i meshkujve dhe më pas është mbajtur kampi i vajzave. 

Kampi Nacional është mbajtur Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK), në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Komunën e Suharekës dhe Klubin GoldenEagle Ylli. Gjithashtu kampi është ndihmuar nga sponsorët “GoldenEagle”, “StobiFlips” dhe “Ujë Rugove”. 

Kampi është vlerësuar si shumë i suksesshëm dhe njëkohësisht shumë i rëndësishëm për gjeneratat e reja. Me anë të kampeve, FBK-ja synon të masivizojë basketbollin te gjeneratat e reja dhe të formohet edhe ekipi i Kosovës U-14. 

Në ditën e fundit është organizuar edhe ndeshja “All Star”, gara 3x3, 1x1, gara në gjuajtje të lira, për tre pikë, kurse MVP është zgjedhur Etna Rexhepi. Ndërkohë, lojtarja më e përmirësuar është shpallur Malvina Haziri.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...