Kosova pëson në miqësoren ndaj Sllovakisë - Bota Sot
Kosova pëson në miqësoren ndaj Sllovakisë

Basketboll

Kosova pëson në miqësoren ndaj Sllovakisë

Më: 20 korrik 2019 Në ora: 23:04
Foto

Kosova ka zhvilluar miqësoren e parë përballë Sllovakisë, ku pësoi humbje me rezultat 85-79.

Përkundër humbjes basketbollistët e Kosovës kanë shfaqur një lojë mjaft të mirë, derisa është dalluar Dardan Berisha me 30 pikë.

Kjo ishte miqësorja e parë ndaj Sllovakisë, derisa miqësorja e dytë zhvillohet të dielën nga ora 18:00, po ashtu në Bratislavë të Sllovakisë, thuhet në njoftimin e FBK-së.

Këto miqësore do t’i ndihmojnë përzgjedhësit Damir Mulaomerviq, për të parë formën e lojtarëve dhe për tu përgatitur sa më mirë para ndeshjeve parakualifikuese për Eurobasket 2021, ku Kosova do të ballafaqohet me Luksemburgun dhe Britaninë e Madhe.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...