Prishtina në grup të vështirë, kundër dy skuadrave ruse

Basketboll

Prishtina në grup të vështirë, kundër dy skuadrave ruse

Më: 23 korrik 2019 Në ora: 13:39
Prishtina në grup të vështirë, kundër dy skuadrave ruse

Në Munih të Gjermanisë është hedhur shorti për grupet e FIBA Europe Cup Women, ku për herë të parë do të marrë pjesë edhe kampionia e Kosovës, KBF Prishtina. 

Prishtina do të jetë në një grup shumë të vështirë së bashku me dy skuadrat ruse, Sparta &K Moska Region Vidnoje, MBA Moska dhe Besiktasin e Turqisë.  

Dy ekipet e para kualifikohen tutje. Sidoqoftë, kjo do të jetë një përvojë e mirë për vashat e Prishtinës të marrin pjesë në një garë të nivelit të tillë. 

Prezent nga Klubi i Prishtinës në short kanë qenë përfaqësuesja e klubit, Vlora Braha dhe trajneri Fidan Shatri. 

Kjo është hera e parë që një klub kosovar merr pjesë në gara ndërkombëtare, që pas sezonit 2003/2004 kur Universiteti i Prishtinës ka garuar në Ligën Rajonale Trocal.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat