Prishtina në Moskë

Basketboll

Prishtina në Moskë

Më: 23 korrik 2019 Në ora: 15:32
Prishtina në Moskë

Kampionia e Kosovës në basketboll te femrat, Prishtina pasi mësoi shortin se në cilin grup do të jetë, tashmë ka mësuar edhe orarin.  

Në garat e FIBA EuroCup, vashat prishtinase janë në një grup shumë të vështirë së bashku me dy skuadrat ruse, Sparta &K Moskow Region Vidnoje, MBA Mosow dhe Beshiktashin e Turqisë.   

Ndeshja e parë për vashat prishtinase do të jetë më 16 tetor në udhëtim te MBA Moskë, derisa ndeshjen e parë në shtëpi do ta kenë ndaj Sparta-s, më 24 tetor.  

Më 31 tetor e presin Beshiktashin, si dhe më pas e presin MBA Moskë më 7 nëntor. Dy ndeshjet e fundit do të jenë si mysafirë, ndaj Sparta-s më 27 nëntor dhe 5 dhjetor ndaj Beshiktashit.  

Kjo është hera e parë që një klub kosovar merr pjesë në gara ndërkombëtare, që pas sezonit 2003/2004 kur Universiteti i Prishtinës ka garuar në Ligën Rajonale Trocal. Dy vendet e para kualifikohen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat