Ngjan edhe kjo, Shqipëria në grup me Serbinë

Basketboll

Ngjan edhe kjo, Shqipëria në grup me Serbinë

Më: 23 korrik 2019 Në ora: 16:46
Ngjan edhe kjo, Shqipëria në grup me Serbinë

Në Munih të Gjermanisë është hedhur shorti i grupeve të fazës eliminatore të Kampionatit Evropian të Basketbollit 2021 për femra dhe meshkuj. Në këto eliminatore merr pjesë edhe Shqipëria, me të dyja ekipet kombëtare.

Kombëtarja e Shqipërisë - femrat, është pozicionuar në Grupin E të Eurobasket Women 2021, së bashku me Lituaninë, Turqinë e Serbinë. Sipas FIBA-Europe, ndeshjet e kësaj faze do të luhen në tri periudha të ndryshme kohore: 17-25 shkurt 2020; 23 nëntor-1 dhjetor 2020 dhe 15-23 shkurt 2021.

Një short i vështirë për kombëtaren kuqezi, që me të rriturat nuk fiton prej vitesh. Për më tepër që shorti është shumë i vështirë, me tri skuadra të forta dhe pretendente për t’u kualifikuar më tej.

Kombëtarja e Shqipërisë - meshkujt, kanë një rrugëtim më të gjatë për të shkuar në fazën e grupeve. Shqipëria, fillimisht do të luajë fazën para-eliminatore të Evropianit. Siç dihet, në gusht, kuqezinjtë e drejtuar nga trajneri Afrim Bilali do të përballen me Danimarkën e Bjellorusinë.

Kuqezinjtë kanë një javë që kanë nisur përgatitjet për këtë fazë para-eliminatore, ku më tej kualifikohet vetëm skuadra më e mirë. Pra, një mision i vështirë për kombëtaren e meshkujve, që duhet ta mbyllë grupin në vendin e parë.

Në rast se kualifikohet, Shqipëria do të luajë më pas në Grupin C eliminator të Eurobasket 2021, ku janë edhe Republika Çeke, Belgjika dhe Lituania.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat