Sot luhet Kosovë-Shqipëri, por me dyer të mbyllura - Bota Sot
Sot luhet Kosovë-Shqipëri, por me dyer të mbyllura

Basketboll

Sot luhet Kosovë-Shqipëri, por me dyer të mbyllura

Më: 26 korrik 2019 Në ora: 13:32
Sot luhet Kosovë-Shqipëri, por me dyer të mbyllura

Basketbollistët e Kosovës sot nga ora 10:00 kanë zhvilluar një stërvitje të lehtë, derisa në mbrëmje nga ora 19:00 do të përballen me Shqipërinë në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë.  

Sonte është miqësorja e parë, derisa të shtunën do të zhvillohet miqësorja e dytë nga ora 18:00, po ashtu në Prishtinë. 

Ndeshjet zhvillohen me dyer të mbyllura, përveç mediave të interesuara.  

Më parë Kosova ka zhvilluar edhe dy ndeshje miqësore me Sllovakinë në udhëtim.  

Këto përballje janë shumë të rëndësishme në përgatitjet për sfidat parakualifikuese për Eurobasket 2021.  

Dardanët janë në një grup me Luksemburgun dhe Britaninë e Madhe, ku fituesi i grupit kualifikohet tutje.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...