Vetëm pse tha harrone Kosovën, i hakmerret Serbia

Basketboll

Vetëm pse tha harrone Kosovën, i hakmerret Serbia

Më: 26 korrik 2019 Në ora: 16:35
Vetëm pse tha harrone Kosovën, i hakmerret Serbia

Trajneri i Serbisë Aleksander Gjorgjeviq ka vendosur t’i hakmerret edhe mëtutje basketbollistit serb Nikola Kaliniq duke mos e ftuar në përfaqësuese vetëm pse më herët kishte thënë se është koha të harrohet Kosova dhe të mendohet për të ardhmen.

Përzgjedhësi serb ka publikuar listën me të cilët do të merr pjesë në botëror, derisa Kalinic nuk është ftuar.

Basketbollisti serb në një intervist për BBC në gjuhen serbe ka thënë se nuk e kupton arsyen e lënies jashtë ekipin, derisa nuk dëshiron të besoj se është për shkak të deklaratave që ka dhënë për Kosovën, shkruan Zeri. “Në asnjë moment nuk kam thënë se duhet dorëzuar Kosovën, por duhet të gjendet një zgjidhje dhe të mendohet për të ardhmen.

Sigurisht që dikush dëshiron ta ketë vëmendjen dhe mua tash me etiketojnë si “Kaliniq tradhtar”.

Kam pritur që ato reagime të vijnë nga njerëz të moshuar që kanë përjetuar luftëra, por ndodhi e kundërta, ata më kanë thënë se kam të drejtë dhe është koha ta kthejmë kokën dhe të mendojmë për të ardhmen”, ka thënë Kalinic, duke i qëndruar prapa fjalëve të dhëna më herët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat