Sërish takohen me Shqipërinë

Basketboll

Sërish takohen me Shqipërinë

Më: 27 korrik 2019 Në ora: 15:44
Zhvillohet miqësorja e dytë mes Kosovës dhe Shqipërisë

Zhvillohet miqësorja e dytë mes Kosovës dhe Shqipërisë. Takimi zhvillohet nga ora 18:00 në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë.  

Sfida zhvillohet me dyer të mbyllura, vetëm për mediat e interesuara. 

Kosova dhe Shqipëria luajtën miqësore edhe një ditë më parë, ku Dardanët shënuan fitore 98:85. 

Këto takime i shërbejnë përzgjedhësit Damir Mulaomeroviq të shoh formën e lojtarëve dhe të përgatit ekipin sa më mirë për ndeshjet zyrtare që zhvillohen gjatë muajit gusht.  

Kosova ështënë grup me Luksemburgun dhe Britaninë e Madhe në parakualifikimet e Eurobasket 2021, ku fituesi kalon në rrethin e ardhshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat