Shatri po lëshon mjekër para sfidave evropiane

Basketboll

Shatri po lëshon mjekër para sfidave evropiane

Më: 30 korrik 2019 Në ora: 11:20
Shatri po lëshon mjekër para sfidave evropiane

Fidan Shatri po lëshon mjekër para sfidave evropiane. Duket se po bëhet me stil të ri dhe edhe të duket më atraktiv për skuadrat riv ale.

Kosova U20 (femrat) po vazhdon me përgatitjet intensive për KampionatinEvropian, Divizioni B, përfemrat U20 që do tëorganizohetnëPrishtinë.  

Ky Evropian do të jetë historik, sepse për herë të parë mbahet në Kosovë, derisa vashat e Kosovës U20 debutojnë në një ngjarje të madhe, pikërisht para publikut tonë.  

Përzgjedhësi i Kosovës U20, Fidan Shatri, ka folur për rrjedhën e përgatitjeve. “Mund të them se përgatitjet po shkojnë shumë mirë, ku jemi duke u stërvitur dy herë në ditë, që të kemi paraqitje sa më të mira në këtë Evropian, edhe pse gjendemi në një grup shumë të vështirë”, ka thënë Shatri për faqen zyrtare të FBK-së.  

17 vjeç është mosha mesatare në ekipin e Kosovës, çka tregon se Kosova nuk ka presion të rezultateve, por të fitojë më shumë përvojë në këtë Evropian. “Është shumë e rëndësishme që një ngjarje madhore do të organizohet në Prishtinë. Kjo do të thotë shumë për basketbollin e femrave dhe masivizimin. Shpresoj se do të kemi përkrahjen e publikut, sepse ndihma e tyre është shumë e rëndësishme për ne”, shtoi tutje Shatri.  

Kosova është në grup të vështirë, me Turqinë dhe Rumaninë. “Realisht grupi është shumë i vështirë me shtete të fuqishme dhe që kanë përvojë shumë më të madhe se ne. Sidoqoftë, ne do të japim më të mirën në fushë dhe angazhimi ynë nuk do të mungojë në asnjë ndeshje”, deklaroi Fidan Shatri.  

Ndeshja e parë për Kosovën është kundër Turqisë më 3 gusht, në ditën hapëse, derisa më 5 gusht përballet me Rumaninë. 

Evropiani zhvillohet nga 3 deri më 11 gusht, derisa 12 shtete do të luftojnë për trofeun e çmuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat