Carmelo Anthony po i bashkohet Lakersave?

Basketboll

Carmelo Anthony po i bashkohet Lakersave?

Më: 2 gusht 2019 Në ora: 22:19
Carmelo Anthony

Ylli amerikan i basketbollit, Carmelo Anthony, vazhdon të jetë pa skuadër.

Pas paraqitjeve të tmerrshme me Oklahoma City Thunder dhe Houston Rockets, Anthony nuk po arrin të gjej skuadër për sezonin e ardhshëm.

10 herë i përzgjedhuri për All Star është pa skuadër, por ka thënë se është duke kërkuar një të tillë.

Në mesin e disa skuadrave, Melo ka përmendur edhe atë të Los Angeles Lakers, ku do të luante krahë LeBron James, shkruan ‘Clutchpoints’.

Përfaqësuesit e Melo thuhet të jenë në Los Angeles, duke biseduar me Lakers, por edhe me skuadrën rivale të qytetit, Clippers.

Mbetet të shihet nëse Melo do të arrijë të sigurojë një skuadër për fillimin e edicionit të ardhshëm.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat