Evropiani vazhdon me ndeshje interesante

Basketboll

Evropiani vazhdon me ndeshje interesante

Më: 4 gusht 2019 Në ora: 11:30
Kampionati Evropian i Divizionit B për femra U20

Kampionati Evropian i Divizionit B për femra U20, vazhdon me ndeshje mjaft interesante.

Turqia dhe Rumania që janë në grup me Kosovën, ndeshen nga ora 16:30, kurse në takimet tjera do të takohen Greqia-Bullgaria (16:30), Kroacia-Izraeli (19:00) dhe Irlanda-Britania e Madhe (19:00). Takimet zhvillohen në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë dhe palestrën “1 Tetori”. 

Biletat mund ti blini para palestrës “1 Tetori” dhe tek New Borni.

Çmimi i biletës ditore është 1 Euro dhe mund ti shikoni të gjitha ndeshjet ditore. 

Të gjitha të hollat që do të grumbullohen nga shitja e biletave do të jepen donacion për fëmijët e prekur nga sëmundja e fibrozës cistike.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat