Sonte luhet finalja e madhe e Evropianit që po mbahet në Prishtinë

Basketboll

Sonte luhet finalja e madhe e Evropianit që po mbahet në Prishtinë

Më: 11 gusht 2019 Në ora: 08:18
Finalja e madhe e Evropianit që po mbahet në Prishtinë

Bullgaria dhe Finlanda do të takohen në finalen e madhe të Kampionatit Evropian, Divizioni B, për femra U20 në Prishtinë.

Në gjysmëfinalen e parë, në një ndeshje mjaft interesante, Bullgaria e ka mundur Irlandën 68:58. Edhe pse gjatë ndeshjes, herë njëra skuadër, e herë tjetra kalonte në epërsi, në fund vashat bullgare kanë triumfuar, duke u kualifikuar në finalen e madhe.

Ndërkohë, Finlanda ka mundur Britaninë e Madhe me rezultat 86:68, për tu kualifikuar në finalen e madhe. Finlandezet kanë bërë një lojë të mrekullueshme në pjesën e dytë, duke ia arritur qëllimit. Britania e Madhe dhe Irlanda do të luftojnë për pozitën e tretë.

Ndeshja finale do të zhvillohet sonte, me fillim nga ora 19:00 në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë.

Në ndeshjet për vendet 5-8, Kroacia në një përballje fantastike ka mundur Rumaninë me rezultat 72:69, derisa Izraeli mundi Turqinë 83:80.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat