Mehmeti: Nëse Kosova s’e mposht Luksemburgun, mbaron aventura jonë

Basketboll

Mehmeti: Nëse Kosova s’e mposht Luksemburgun, mbaron aventura jonë

Nga: Kemajl Goca Më: 13 gusht 2019 Në ora: 18:07
Mehmeti: Nëse Kosova s’e mposht Luksemburgun, mbaron aventura jonë

Kombëtarja e Kosovës është në një pozicion as në tokë dhe as në qiell për shkak dy humbjeve rresht, duke i minimizuar dukshëm gjasat për vend të parë në grupin G të kualifikueseve për Eurobasket 2021.

Basketbollistët e kombëtares tonë synojnë t’i revanshohen Luksemburgut për humbjen në ballafaqimin e parë me rezultat 88:80.  Djelmoshat tanë humbën edhe takimin e dytë në palestrën e sportit “Minatori” në Mitrovicë, me rezultat 71:63 dhe tani janë në vend të fundit të renditjes me 2 pikë, dy me pak se Britania e Madhe dhe një se Luksemburgu.  

“Kosova ballafaqohet me Luksemburgun, ku i duhet patjetër fitorja për të vazhduar ëndrrën e kualifikimit. ‘Dardanët’ kanë nevojë për fitore, por edhe për publikun e zjarrtë, siç e kanë përkrahur gjithmonë.

Të mërkurën (nesër) nga ora 20:30, të gjitha rrugët çojnë në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë”, thuhet nga Federata e Basketbollit e Kosovës. Ish basketbollisti i mirënjohur, Artan Mehmeti, mendon se Kosova duhet patjetër ta fitojë sfidën me Luksemburgun. “Loja kundër Luksemburgut, lojë që Kosova duhet ta fitoj dhe mendoj se do ta fitoj. Edhe pse kemi luajt në momente nxehtë dhe ftohtë kundër Britanisë së Madhe realisht jemi më të mirë se Luksemburgu.

Po të ishte Lis Shoshi do te ishte më lehtë por prapë mendoj që Kosova është më kualitative dhe duhet të fitoj kundër Luksemburgut. Në të kundërtën aventura do të mbaron dhe gjërat do të marrin teposhtën në çdo aspekt”, tha Mehmeti për gazetën kombëtare “Bota sot”.

Në grupin G vetëm vendi i parë shkon më tej, kurse Britania e Madhe është në përparësi të madhe, po ashtu ka edhe dy fitore rresht, sidomos që e ka mundur Kosovën në Mitrovicë dhe me 17 gusht e presin në Londër. Ditë të vështira për selektorin e Kosovës, Damir Mulaomeroviqin, sepse përveç Luksemburgut sfidën më të vështirë e ka me britanikët shumë të mirë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat