Kosova U16 do të luftojë për pozitat 17-24

Basketboll

Kosova U16 do të luftojë për pozitat 17-24

Më: 15 gusht 2019 Në ora: 12:38
Kosova U16 do të luftojë për pozitat 17-24

Pas përfundimit të fazës së grupeve, Kosova U16 tashmë do të luftojë për pozitat 17-24, në Kampionatin Evropian, Divizioni B, në Podgoricë të Malit të Zi.

U16 sot do të përballet me Qipron, në ndeshjen që fillon nga ora 13:45.

Në grupe, Kosova kishte një fitore dhe katër humbje, derisa synimi është të fitojnë përvojë në këtë Evropian.

Dardanët e rinj po mundohen të përfaqësojnë sa më mirë shtetin në Evropian dhe kanë dhënë maksimumin në fushë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat