Prishtina përforcohet me lojtarin e Superligës së Zvicrës

Basketboll

Prishtina përforcohet me lojtarin e Superligës së Zvicrës

Nga: K. G. Më: 15 gusht 2019 Në ora: 12:42
Prishtina përforcohet me lojtarin e Superligës së Zvicrës

Kampioni i Kosovës, Z Mobile Prishtina, përforcohet me një basketbollist cilësor.

“Jonathan Wade lojtari më i ri i KB Prishtinës!

Njëri ndër top 10 lojtarët më të dalluar në Superligën zvicerane, ish lojtari i Pully Lasuanne Foxes, Jonathn Wade zyrtarisht pjesë e skuadrës sonë për edicionin e ri.

Wade i gjatë 1.93 lojtarë i pozitës 2 njihet për saktësi nga distanca dhe gjysmë distanca dhe për depërtime energjike.

Në Pully luajti për dy edicione ndërsa vetëm në sezonën 18/19 Wade luajti me mesatare prej 18 pikë për ndeshje. Para saj ishte pjesë e Norfolk State në NCAA ku kishte rreth 20 pikë për ndeshje”, bëhet e ditur nga Z Mobile Prishtina.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat