Dardan Berisha: Udhëtojmë në Britani për fitore  - Bota Sot
Dardan Berisha: Udhëtojmë në Britani për fitore 

Basketboll

Dardan Berisha: Udhëtojmë në Britani për fitore 

Nga: Kemajl Goca Më: 16 gusht 2019 Në ora: 15:50
Dardan Berisha: Udhëtojmë në Britani për fitore 

Kombëtarja e Kosovës është para një misionit shumë të vështirë në Manchester, ku do të përballet me Britaninë e Madhe, në kuadër të grupit G të kualifikueseve për Eurobasket 2021.  

Image

Djelmoshat tanë janë shumë të motivuar pas fitores në Prishtinë me rezultat 109:88 ndaj Luksemburgut, që ende kanë shpresa për të arritur kualifikimin! Britania e Madhe ka dy fitore deri me tash, e ka mposhtur Kosovën në Mitrovicë me rezultat 71:63, ndërsa në Manchester me 71:54 Luksemburgun. Kosova ka një fitore e dy humbje, pas humbjeve me 88:80 nga Luksemburgu vendas, pastaj mundet nga Britania e Madhe me 71:63, por në sfidën e tretë në Prishtinë e gjunjëzoi me 109:88 Luksemburgun.

Selektori i Kosovës, Damir Mulaomeroviq, e ka më së të qartë nivelin e britanikëve dhe do të orvatet që t’i revanshohen në kryeqytet. Sfida luhet nesër në orën 20.00 në palestrën “Belle Vue Sports Village” në Manchester. Basketbollisti më i mirë në vendin tonë, Dardan Berisha, tha se në Manchester shkojnë për fitore.  Kosova triumfoi me rezultat bindës kundër Luksemburgu, e cila iu jep shpresë për një kualifikim të mundshëm. Po rikthehet në formën më të mirë Kombëtarja?

“Kemi treguar një lojë shumë të mirë dhe me meritë fituam. Tash e kemi një sfidë shumë të vështirë por udhëtojmë në Britani për fitore”, tha Berisha për gazetën kombëtare “Bota sot”. Berisha ka treguar lojë të madhe kundër Luksemburgut dhe me 32 pikët e tija ka qenë edhe vendimtar në triumfin e madh, që i mbajnë ende gjallë shpresat për kualifikim.

Reprezentuesi ynë, një meritë ia dedikon edhe tifozëve “Dardanë” për fitoren bindëse. “Secila lojë është sfidë në vete. Do të mundohem më jep më të mirën prej vetit, besoj njëjtë, edhe secili lojtar tjetër për me arritur qëllimin tonë.

Kemi bërë një mbrojtje tepër të fort që na ka mundësuar me qenë efikas në sulm. Edhe tifozët na kanë jep motiv dhe me meritë triumfuam”, thotë Berisha.  Të shtunën mbrëma (me 17 gusht) do të përballeni me Britaninë e Madhe në Manchester, një sfidë sikur finale. A po ndikon shumë edhe mungesa e Lis Shoshit?

”Prej fillimit kam deklaruar që shpresoj të kemi fat me lëndime dhe prapë kemi probleme kur dihet që Lisi është ndër lojtarët tanë kryesor dhe na mungon shumë. Thjesht duhet me luajt në mbrojtje fortë edhe më jap maksimumin dhe besoj që mundem me fituar”, përfundoi Berisha.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...