Kosova, e motivuar për fitore në Mançester

Basketboll

Kosova, e motivuar për fitore në Mançester

Më: 17 gusht 2019 Në ora: 14:33
Kosova

Sonte Kosova zhvillon ndeshjen e fundit të parakualifikimeve për Eurobasket 2021.

Basketbollistët e Kosovës pas fitores ndaj Luksemburgut janë të motivuar për të shënuar fitore ndaj Britanisë së Madhe dhe për të shpresuar se do të kualifikohen në rrethin e ardhshëm.

Kosova duhet të shënojë fitore dhe të shpresojë se Luksemburgu do të triumfojë ndaj Britanisë së Madhe të mërkurën për tu kualifikuar tutje.

“Dardanët” të premten mbrëma kanë zhvilluar stërvitjen e parë në Mançester, derisa atmosfera në kampin e Kosovës është shumë e mirë para kësaj përballje vendimtare.

Britania e Madhe kishte fituar në Mitrovicë 63:71, dhe Kosova duhet të shënojë fitore me më shumë se tetë pikë dallim. 

Ndeshja e sotme fillon nga ora 20:00.

Nëse Kosova kualifikohet në rrethin e ardhshëm, do të jetë në grup me Gjermaninë, Francën dhe Malin e Zi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat