Të pafytyrët, nga Kosova dhe Republika Srpska në Athinë, ja çfarë bënë - Bota Sot
Të pafytyrët, nga Kosova dhe Republika Srpska në Athinë, ja çfarë bënë

Basketboll

Të pafytyrët, nga Kosova dhe Republika Srpska në Athinë, ja çfarë bënë

Nga: Kemajl Goca Më: 18 gusht 2019 Në ora: 12:41
Të pafytyrët, nga Kosova dhe Republika Srpska në Athinë, ja çfarë bënë

Bashkësia ndërkombëtare, veçmas institucionet sportive siç është FIBA Europe dhe FIBA, duhet ta ndëshkojnë rëndë Federatën e Basketbollit të Serbinë, për faktin se kanë keqpërdorur fëmijët serb që të shpalosin pankarta provokuese dhe kundër Kosovës në Athinë. 

Kjo ndodhi me 16 gusht në ndeshjen e basketbollit mes Serbisë dhe Turqisë, në ndeshjen e parë në Kupën tradicionale të 29-të të Akropolit në Athinë. 

“Fëmijët nga Kosova dhe Republika Srpska brohorisnin për Shqiponjat në Athinë. Fëmijët nga enklavat, nga jugu dhe veriu i Kosovës dhe Metohija, së bashku me fëmijët nga Republika Srpska, brohoritën ekipin e basketbollit të Serbisë”, shkruan mes të tjera një farë e ashtuquajtur “Jedinstvo” me seli në Mitrovicë. 
"Jam shumë i lumtur që jam këtu. Deri më tani, nuk kam pasur mundësi ta shikoj ekipin serb të basketbollit live”, - thotë fëmija nga KiM. 

Fëmijët nga Republika Srpska thonë se gjithmonë e mbështesin Kombëtaren e Serbisë. "Ne vazhdimisht jemi duke brohoritur për Serbinë, por kjo është hera e parë që brohorasim drejtpërdrejt dhe shikojmë basketbollin", tha një fëmijë i Republika Srpska.

“Zyra për Kosovën dhe Metohinë, me mbështetjen e Qytetit të Athinës, organizoi një festë verore për 106 fëmijë, dhe gjatë qëndrimit, të vegjlit do të vizitojnë pamjet e kryeqytetit grek dhe do të njihen me kulturën e tyre.

Serbia mundi Turqinë me rezultat 87:72 në ndeshjen e parë të Kupës së Akropolit”, shkarravit ky farë portali serb.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...