Selektori i Serbisë u zbulua pse kishte ardhur në Kosovë

Basketboll

Selektori i Serbisë u zbulua pse kishte ardhur në Kosovë

Nga: Kemajl Goca Më: 18 gusht 2019 Në ora: 12:54
Selektori i Serbisë u zbuua pse kishte ardhur në Kosovë

Nuk kishte ardhur se i hante fortë për turneun e futbollit të vogël ‘Miqësia 2019’ në Leposaviq, as për të hapur turneun por as për sytë të maçorrit, por me një mision shumë të rëndësishëm selektori i Serbisë, Aleksandër Gjorgjeviq.

Ai së bashku me kreun e Federatës së Basketbollit të Kosovës, para disa ditëve erdhën në Leposaviq dhe realizuan misionin e tyre! Misioni i tij ishte aq i poshtër sa i keqpërdori fëmijët e vegjël serb, që me 16 gusht të jenë në palestrën në Athinë dhe të shpalosin edhe pankartën, ku shkruan Graçanica, KIM, Serbia-Greece etj. 

Pse kanë shkuar fëmijët serb nga Kosova për të pa një lojë basketbolli, mes Serbisë dhe Turqisë, asgjë nuk ka të keqe, por idiotizmi më i madh që ata u keqpërdorën dhe shpalosën pankartën provokuese. Kjo u bë në bashkëpunim me një farë zyre që kanë serbët në Kosovë dhe e ndihmuar nga Federata e Basketbollit e Serbisë dhe ideatori Aleksandër Gjorgjeviq!

Kjo është jonormale që të abuzohet me fëmijë siç bëri Federata e basketbollit të Serbisë dhe t’i mësojnë fëmijët ashtu të dalin me pankarta të turpshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat