Howard basketbollisti i 5-të i huaj te KB Rahoveci 

Basketboll

Howard basketbollisti i 5-të i huaj te KB Rahoveci 

Më: 18 gusht 2019 Në ora: 17:13
Howard basketbollisti i 5-të i huaj te KB Rahoveci 

Klubi i basketbollit Rahoveci është përforcuar edhe me një basketbollist të huaj. Finalisti i Kupës së Kosovës ka bërë përforcime të mëdha gjatë kësaj vere.

“Vreshtarët” kanë konfirmuar se është Javis Howard basketbollisti i pestë i huaj që do të veshë fanellën bardhekaltër.

Howard që luan në pozitën e qendrës pritet t’i ndihmojë Rahovecit në arritjen e objektivave që janë të sjellin trofe në qytetin e tyre.

“Howard basketbollisti i 5-të i huaj te KB Rahoveci, mirësevjen”, thuhet në konfirmimin e KB Rahovecit, që paralajmëron edhe përforcime të tjera. Me këto përforcime Rahoveci pritet që të jetë ndër skuadrat që do të kërkojnë titullin dhe Kupën e Kosovës në edicionin e ri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat