FBK merr vendim për selektorin

Basketboll

FBK merr vendim për selektorin

Më: 19 gusht 2019 Në ora: 23:50
Damir Mulaomerovic

Federata e Basketbollit e Kosovës ka vendosur ta ndërprejë bashkëpunimin me selektorin Damir Mulaomerovic.

Arsye për këtë është mungesa e suksesit dhe dështimi i federatës në dy tentime në parakualifikime për ‘EuroBasket 2021’, raporton Insporti

Kujtojmë që Mulaomerovic kishte udhëhequr Kosovën me Rumaninë dhe Maqedoninë në grup në fazën e parë të parakualifikimeve, më pas në fazën e dytë ndaj Luksemburgut dhe Britanisë së Madhe.

Në këto ndeshje ka vetëm një fitore derisa të tjerat përfunduan me humbje, derisa ka qenë trajner edhe i KB Prishtinës.

Në këto ndeshje parakualifikuese, duhet të theksohet se Kosova hyri me përbërje gati të përgjysmuar, për shkak të lëndimeve të Scott Bamforthit dhe Lis Shoshit.

Lajmin rreth vendimit për Mulaomerovicin e kanë konfirmuar burime të Insportit brenda Federatës së Basketbollit të Kosovës.

Media raporton se për emërimin e selektorit të ardhshëm duhet të vendosë bordi i FBK-së, por pas dështimit në parakualifikime për Eurobasket nuk janë të konfirmuara datat për aktivitetin e ardhshëm të Kombëtares A të Kosovës, për shkak se sivjet luhet Kampionati Botëror, kurse ngjarja e ardhshme pas ‘EuroBasket 2021’ është Kupa e Botës në 2023.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat