Lojë e madhe e Kosovës

Basketboll

Lojë e madhe e Kosovës

Më: 24 gusht 2019 Në ora: 10:12
Lojë e madhe e Kosovës

Kosova U16 (F) ka shënuar fitore të thellë ndaj Maqedonisë Veriore 64:25 (20:7, 14:8, 15:6, 15:4) në Kampionatin Evropian, Divizioni B, në Sofje të Bullgarisë.

Vashat e Kosovës kanë dominuar në këtë përballje nga minuta e parë deri në fund, duke shënuar fitore të merituar, dhe duke dëshmuar se nuk e kanë merituar të luftojnë për këtë pozitë. Kosova përfundoi grupin në vendin e dytë, pas Zvicrës dhe para Maqedonisë, për pozitat 17-22.

Astera Tuhina kishte 17 pikë, dhjetë kërcime e tetë asistime, Enisa Kamerolli ndihmoi me 16 pikë e gjashtë kërcime, derisa Fjolla Ajeti realizoi 15 pikë e dhjetë kërcime.

Kosova të shtunën nga ora 15:00 do të zhvillojë ndeshjen e fundit në këtë Evropian ndaj Austrisë, që është e vlefshme për vendin e 19-të. Pra, në rast të fitores, Kosova do të renditet e 19-ta në këtë kampionat dhe me humbje në vendin e 20-të.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat