Howard është rikthyer te skuadra kaliforniane 

Basketboll

Howard është rikthyer te skuadra kaliforniane 

Më: 28 gusht 2019 Në ora: 19:37
Howard është rikthyer te skuadra kaliforniane 

Pas Anthony Davis apo DaMarcus Cousins, Los Angeles Lakers afron zyrtarisht në skuadër një tjetër emër të madh të basketbollit amerikan.

Dwight Howard është rikthyer te skuadra kaliforniane pasi ka firmosur për një sezon me Lakers pas eksperiencës që pati në sezonin 2012-2013.

Shtatlarti 33-vjeçar, 2 metra e 11 centimetra i gjatë mund të konsiderohet një përforcim shumë i vlefshëm edhe pse me shumë gjasa do të jetë një lojtar banke te Lakers pasi forma e tij ka ardhur në rënie të madhe gjatë viteve të fundit.

Në pjesën e parë të sezonit të rregullt, Howard megjithatë pritet të jetë titullar pasi do të zëvendësojë të dëmtuarin DaMarcus Cousins.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat