Klubi i basketbollit Prishtina, kampione e Kosovës, e cila do të garojë në garat evropiane, godet me një përforcim.
“Enxhi Xhanaj lojtarja me e re e KBF Prishtinës.
Lojtarja e kombëtares së Shqipërisë dhe ekipit Tirana zyrtarisht pjesë e skuadrës sonë për edicionin 2019/2020
Enxhi Xhanaj e gjatë 1.80 luan në pozitën 3/4.
Xhanaj ishte pjesë e sukseseve të Tiranës në vitet e fundit si dhe një ndër lojtaret kryesore të kombëtares së Shqipërisë”, bëhet e ditur nga klubi prishtinas.