KB Ylli ka bërë goditjen e radhës

Basketboll

KB Ylli ka bërë goditjen e radhës

Më: 31 gusht 2019 Në ora: 14:27
KB Ylli ka bërë goditjen e radhës

KB Ylli ka bërë goditjen e radhës në afatin kalimtar. Tashmë kjo skuadër ka prezantuar basketbollistin nga Amerika, Alante Fenner.

Basketbollisti i pozitës 2, ishte nga më të dalluarit në ligën e kolegjeve në Amerikë.

Njoftimi i klubit:

Kur besojmë që tash po mendoni se ekipi ynë është kompletuar, ne po ju prezantojmë me Alante Fenner, përforcimin tonë më të ri.

Nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Fenner lojtar që ka specialitet deportimet dhe shënimin nga distanca, zbarkon në Suharekë.

I gjatë 196cm dhe i shpejtë, disa herë i zgjedhur në mesin e lojtarëve më të mirë në ligën e kolegjeve, kampion në një sezonë me ekipi e tij, shënues deri në 45 pikë, Alante Fenner bëhet pjesë e klubit tonë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat