Skandal në këtë shtet, tifozët serbë mbulojnë hartën e Kosovës me...

Basketboll

Skandal në këtë shtet, tifozët serbë mbulojnë hartën e Kosovës me...

Më: 4 shtator 2019 Në ora: 16:53
Skandal në këtë shtet, tifozët serbë mbulojnë hartën e Kosovës me...

Gjatë ndeshjes mes Italisë dhe Serbisë në Kampionatin Botëror të basketbollit, që po zhvillohet momentalisht në Kinë, tifozët serbë i shfaqën në stadium dy flamuj të hartës së Kosovës, mbi të cilat ishte vendosur flamuri i Serbisë.

Në kuadër të Kampionatit Botëror të basketbollit, Serbia e zhvilloi një përballje me Italinë, në kuadër të xhiros së tretë të grupit D.

Serbia e fitoi këtë ndeshje, e cila nisi në orën 13:30, me rezultat 92:77. Mirëpo, vëmendjen në këtë ndeshje e morën dy flamuj të hartës së Kosovës, të cilat ishin vendosur në stadium nga ana e tifozëve serbë.

Në këta flamuj, harta e Kosovës shihet se është e mbuluar me flamurin e Serbisë, mënyrë tjetër kjo për të mos e pranuar shtetin e Kosovës nga ana e Serbisë, përveç thirrjeve “Kosova është Serbi".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat