Shtyhet afati kalimtar në basketboll

Basketboll

Shtyhet afati kalimtar në basketboll

Më: 5 shtator 2019 Në ora: 16:25
Shtyhet afati kalimtar në basketboll

Bordi i Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK) sot ka marrë vendim që afati kalimtar për basketbollistë dhe basketbolliste i paraparë të përfundojë më 7 Shtator, të shtyhet për datën 11 shtator në ora 16:00.

Deri tek kjo shtyrje nga ana e Bordit ka ardhur pas kërkesës së klubeve për shtyrje.

Edicioni i ri në Superligën e Kosovës në basketboll do të fillojë më 28/29 Shtator, ndërsa para fillimit të edicionit në program janë ndeshjet e Superkupës së Kosovës në të dyja konkurrencat.

Superkupa e Kosovës do të zhvillohet në Rahovec më 24 Shtator, ku do të përballen te meshkujt Prishtina – Rahoveci dhe te femrat, Prishtina – Bashkimi, bëhet e ditur nga Federata e Basketbollit e Kosovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat