SHBA-të po hasin në vështirësi në Botërorin e Kinës: Hardaway ka komente ‘thumbuese’

Basketboll

SHBA-të po hasin në vështirësi në Botërorin e Kinës: Hardaway ka komente ‘thumbuese’

Më: 6 shtator 2019 Në ora: 18:43
Foto ilustrim

Kombëtarja e SHBA-ve është duke u paraqitur në Kupën e Botës në Kinë.

SHBA-të është pritur të jenë më dominues, ashtu siç jemi mësuar t’i shohim më parë, por duket se mungesa e eksperiencës në skuadër ka bërë që të hasin në vështirësi.

Edhe pse shënoi tri fitore nga tri ndeshje të luajtura në grup, skuadra e Popovich nuk ishte dominuese absolute në ndeshjet kundër Turqisë e Çekisë.

Lidhur me këto probleme të kombëtares, disa komente ka dhënë edhe Tim Hardaway.

“Basketbolli në FIBA është sikur basketbolli në NBA ‘e vjetër’. Është thuajse një mundje, në secilin aksion, kështu që këta djem do të mësojnë si të luajnë, pasi këta nuk dinë të luajnë fizikisht dhe nuk kanë shkallë inteligjence të mjaftuar për të luajtur fizikisht” ka thënë Hardaway.

“SHBA-të do të kenë vështirësi, pasi në FIBA nuk luhet si në NBA. Në NBA janë më pak agresivë” ishin fjalët e legjendës së NBA.

Deri në këtë pikë të garave, Serbia dhe Australia konsiderohen si dy kombëtaret me formën më të lartë, pastaj pasojnë SHBA-të.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat