KB Peja rikthehet në Superligë

Basketboll

KB Peja rikthehet në Superligë

Më: 9 shtator 2019 Në ora: 17:53
KB Peja

Bordi i Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK) në bazë të kompetencave të veta statutore sot ka marrë vendim për miratimin e kërkesës së KB Peja për inkuadrim në garën elitare të Superligës së Kosovës në basketboll në edicionin 2019-2020, si ekipi i nëntë garues, shkruan FBK.

Miratimi i kërkesës së KB Peja është i kushtëzuar me heqjen e të gjitha ndalesave të regjistrimit të lojtarëve të rinj dhe paraqitjen e ekipit konkurrues për nivel të Superligës së Kosovës në basketboll deri në afatin e përcaktuar të afatit kalimtar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat