FIBA e fton FBK-në për organizimin e një Evropiani në Prishtinë

Basketboll

FIBA e fton FBK-në për organizimin e një Evropiani në Prishtinë

Më: 10 shtator 2019 Në ora: 18:33
FIBA e fton FBK-në për organizimin e një Evropiani në Prishtinë

Federata Ndërkombëtare e Basketbollit (FIBA) e ka njoftuar Federatën e Basketbollit të Kosovës (FBK), që edhe në verën e ardhshme, do të jetë pjesëmarrëse me gjashtë Përfaqësuese të reja në garat evropiane.

5 Përfaqësuese do të jenë në Divizionin B dhe një në atë C. Kosova U20 dhe U18 te meshkujt do të garojnë në Divizionin B, si dhe U20, U18, U16 te femrat, derisa në Divizionin C do të garojë Kosova U16 meshkujt.

FIBA gjithashtu e ka ftuar FBK-në që të aplikojë për organizimin e një Evropiani. Për të gjitha këto pritet që shumë shpejt të vendosë Bordi i FBK-së, se, me cilat Përfaqësuese do të garojmë, si dhe a do të kandidojmë për organizimin e Kampionati tjetër në Prishtinë.

Kujtojmë se vitin e kaluar në Kosovë ishte organizuar Kampionati Evropian, Divizioni C për meshkuj U18, ku kishte triumfuar Kosova, derisa në muajin gusht të këtij viti u organizua Kampionati Evropian, Divizioni B, për femra U20.

Kosova kishte marrë nota shumë të mira për këto organizime, duke marrë mirënjohje edhe nga FIBA.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat