Spanja – Australia, caktohet finalisti i parë i Botërorit në basketboll

Basketboll

Spanja – Australia, caktohet finalisti i parë i Botërorit në basketboll

Më: 13 shtator 2019 Në ora: 13:13
Foto ilustrim

Spanja ka mposhtur Australinë duke u kualifikuar në finale.

Spanja mposhti Australinë me rezultat 95:88 duke u kualifikuar në finalen e Kampionatit botëror në basketboll.

Fituesi u përcaktua vetëm pas dy vazhdimeve ku në fund triumfuan spanjollët.

Marc Gasol shkëlqeu te skuadra fituese duke e mbyllur ndeshjen me 33 pikë.

Kurse, te Australia me lojë të mirë u dalluan Patty Mills me 34 pikë, Nic Kay me 16 pikë e 11 kërcime dhe Bogut me 12 pikë e 9 kërcime.

Në finale, Spanja do të takohet me fituesin e duelit Argjentina – Franca.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat