KB Peja njofton përforcimin e radhës

Basketboll

KB Peja njofton përforcimin e radhës

Më: 22 shtator 2019 Në ora: 06:23
Jordan Martin

Të rikthyerit në elitë, KB Peja kanë vazhduar të konsolidojnë skuadrën me prurje të reja.

Një i tillë është edhe krah qendra amerikan Jordan Martin, që është blerja më e fundit e klubit pejan.

Martin ka qenë pjesë e ekipit Targu Jiu në Liga Nationala të Rumanisë sezonin e fundit.

Ai ka qenë njëri ndër lojtarët më të dalluar të trapezit në Rumani duke shënuar 21.6 pikë dhe 13.1 kërcime për ndeshje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat