FBK ka vendosur... - Bota Sot
FBK ka vendosur...

Basketboll

FBK ka vendosur...

Më: 1 tetor 2019 Në ora: 11:37
FBK ka vendosur...

Federata e Basketbollit të Kosovës (FBK) do të vazhdojë me punën intensive në masovizimin e basketbollit femëror ndër gjenerata të reja, falë edhe mbështetjes nga FIBA Evropa, Departamenti i Shtetit Amerikan (Sports Diplomacy) dhe Ministria për Kulturë, Rini e Sport e Kosovës.

FBK ka vendosur që në edicionin e ri të garave Liga U14 të zhvillohet në formë të turneve dhe në formë të aktiviteteve të ndryshme që do të jenë mjaft atraktive në mënyrë që vajzat e reja të motivohen sa më shumë për të luajtur basketboll.

Në Ligën U14 do të marrin pjesë 4 ekipe: Kerasan Prishtina, Junior 06, Peja DT dhe Kastrioti, derisa FBK i inkurajon dhe i fton të gjitha ekipet dhe shkollat e basketbollit që kanë vajza të kësaj gjenerate të paraqiten në ndërkohë në rast se dëshirojnë të marrin pjesë në këtë ligë në formë të turneve.

Federata e Basketbollit të Kosovës do të bëjë shpërndajen e topave të vajzave, donacion nga FIBA për këto ekipe, kurse të njëjtave klube do t'u blejë edhe pajisjet sportive për ndeshje (fanellat), si dhe do të vazhdojë me mbulimin e shpenzimeve  të personave zyrtarë të ndeshjeve, si dhe në ndërkohë do të përgatis dhurata të tjera për ekipet që marrin pjesë në këtë ligë.

Liga U14 do të zhvillohet në frymën e kampanjës “Her World, Her Rules” që është pjesë e programit FIBA Europe Gilrs’ Prorgam.

Liga U14 e Vajzave, por edhe të gjitha ligat e kategorive të reja do ta kenë sponsor gjeneral kompaninë “STOBI FLIPS”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...