Fitore bindëse e Bashkimit

Basketboll

Fitore bindëse e Bashkimit

Më: 16 tetor 2019 Në ora: 17:37
Fitore bindëse e Bashkimit

Bashkimi nga Prizreni në konkurrencën e femrave e ka nisur me fitore edicionin e ri në Superligën e femrave. Vashat prizrenase kanë fituar ndaj Trepçës me rezultat 94:36 (22:16, 31:9, 21:5, 20:6).

Ndeshja ka qenë interesante në çerekun e parë, derisa më pas fillon shkëputja e Bashkimit.

Basketbollistja Saranda Daci u dallua me 22 pikë për Bashkimin, derisa ajo u ndihmua nga Gresa Gashi me 16 pikë, Brown Khadija me 15 pikë, shtatë kërcime e pesë asistime, si dhe Aulona Muhadri me nëntë pikë e 15 kërcime.

Te Trepça më e mira ishte Melisa Ibrahimi me 17 pikë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat