Kimete Haliti: Kujt po i pengon puna ime? Çdo ditë me kërkesën e Bashkim Haxhimusës...

Basketboll

Kimete Haliti: Kujt po i pengon puna ime? Çdo ditë me kërkesën e Bashkim Haxhimusës...

Nga: Kemajl Goca Më: 20 tetor 2019 Në ora: 14:56
Kimete Haliti: Kujt po i pengon puna ime? Çdo ditë me kërkesën e Bashkim Haxhimusës...

Kriza ka kapluar të gjitha sportet në Ferizaj. Sporti është para kolapsit! Ferizaj në futboll po kalon krizë të rëndë, po ashtu klubi i hendbollit Kastrioti (meshkujt), që shumica e lojtarëve janë në bojkot, edhe klubi i basketbollit Kastrioti (femrat), duket se i ka ditët e numëruara dhe kurrë më keq nuk i ka pasur punët.

Trajnerja e KB Kastriotit, Kimete Haliti, tha se është vështirë të motivohen edhe basketbollistet me krizën që po kalojnë. Ajo ankohet edhe në terminet, që sipas saj iu kanë ndryshuar me kërkesë të Bashkim Haxhimusës, që është përgjegjës për sport, po ashtu ankohen edhe në Drejtorinë për Kulturë, Rinis dhe Sport të Ferizajt.  

“Bota sot”: Cila është situata të KBF Kastrioti, a iu ndihmojnë?
Kimete Haliti:
Situata është jo e mirë,  kemi pas probleme të ndryshme, duke filluar nga kotizimi e gjërat tjera, që çdo ditë klubi ynë është pikë shënjestër nga disa individ. Kemi një vendim për mbështetje nga Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport por ai edhe pse ajo shumë nuk mjafton që për një vit garues veç ujë sa kemi shpenzuar është ajo vlerë. Por edhe ai vendim është veç në letër pasi që tash e sa vite nuk kemi marr subvencione që i takon çdo klubi, një ndihmë e kemi marr nga një biznes “G- Zeka” ku iu jem falënderues dhe mirënjohës.

“Bota sot”: Thoni se jeni në krizë, paralajmëroni dorëheqjen me ekip nga garat, pse?
Kimete Haliti
: Klubi edhe më parë s’ka pas njerëz të vullnetit  të mirë, s’ka pas interesim për me qenë pjesë e klubit, por vet jam mundu me gjitha forcat që ta mbaj gjallë dhe kam pas shpresë që një ditë do të vijnë ditët e mira për klubin tonë, por tani kanë filluar të humbin  shpresat, përveç kushteve financiare kemi probleme me termine pasi që klubi ynë garon me dy kategori, jemi në Superligë me seniore dhe me U-14, dhe çdo ditë klubit i merren terminet në palestër.  Nuk e di kujt po i pengon puna ime.

“Bota sot”: Cilat janë arsyet që iu janë marrë terminet apo arsyetimi?
Kimete Haliti:
Palestra ka përgjegjës, ka udhëheqës të ekipeve dhe unë nuk e dij kush tjetër mund të intervenoj në orare të ekipeve.

Jam e vetëdijshme që qyteti ynë ka shumë ekipe dhe unë s’jam përgjegjëse që a ka nevojë qyteti ynë për të gjitha këto ekipe dhe tash jem dëshmitar që sporti në Ferizaj në përgjithësi është ne kolaps. Por unë arsyen nuk e dij, çdo ndryshim që bëhet duhet patjetër të preket klubi basketbollit.

Para tri vite kemi pas terminet nga orarin nga ora 14-16.00 por çdo ditë me kërkesën e Bashkim Haxhimusës u dashtë që t’i bëjmë vend shkollës së hendbollit edhe klubi ynë të filloj stërvitjen, pas një viti na është lejuar veç tri termine dhe atë nga ora 13.30 -15. E këtë vit nga ora 13-14.30 këtë kohë të gjitha vajzat janë në shkollë dhe mësimi përfundon në 13:10 dhe realisht tani neve na mbetet me stërvit 30-40 minuta.

“Bota sot”: Deklaroni se ju kanë premtuar subvencione nga drejtoria e sportit por ka mbetur vetëm në letër, sa është shifra?
Kimete Haliti:
Shifra është 1000 euro. Me dy ekipe në gara çka mund të mbulosh me 1000 euro, ku shumë herë as transportin nuk është lejuar edhe pse komuna ka pas kontraktorin për transport. Ferizaj meriton më shumë dhe sporti ferizajas do të këndellet kur do të udhëhiqet nga njerëzit e sportit, njerëz që mbështesin ekipet  e sportistet dhe njerëzit që e dojnë qytetin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat