Përfiton 130 milionë dollarë

Basketboll

Përfiton 130 milionë dollarë

Më: 22 tetor 2019 Në ora: 12:55
Përfiton 130 milionë dollarë

Basketbollisti kamerunas Pascal Siakam është një nga lojtarët më të mirë dhe të dashur në NBA, jo vetëm për atë që bën në parket por edhe jashtë tij.

Para pak ditësh, ai rinovoi kontratën me skuadrën e Toronto Raptors, ku do të përfitojë 130 milionë dollarë në 4 vitet që pasojnë.

Siakam është kampion në fuqi me ekipin kanadez, ku vjet bëri një paraqitje të shkëlqyer.

Ai mori trofeun “Most Improved Player”, por Siakam nuk ka ndërmend të ndalet këtu.

“Nuk i vendos limite vetes, pasi e ndjej që ky është vetëm fillimi për mua. Kam mundësi të përmirësohem edhe më shumë”, tha Siakam, që kur ishte fëmijë as që e çonte ndërmend se një ditë do të bëhej basketbollist dhe do të luante në NBA.

I lindur në Kamerun, 25-vjeçari mund të kishte përfunduar prift në vendlindjen e tij. Madje ai ka bërë shkollë për t’u bërë prift kur ishte ende fëmijë, ndërkohë që për herë të parë ka nisur të luajë basketboll kur ishte 14 vjeç.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat