Sonte, derbi i Kosovës në Ligën Ballkanike

Basketboll

Sonte, derbi i Kosovës në Ligën Ballkanike

Më: 23 tetor 2019 Në ora: 10:41
Në orën 19:00 do të zhvillohet derbi në Ligën Ballkanike mes Pejës dhe Rahovecit.

Sonte, e mërkurë, në orën 19:00 do të zhvillohet derbi në Ligën Ballkanike mes Pejës dhe Rahovecit.

Peja rikthehet në Ligën Ballkanike pas një mungese dyvjeçare, derisa ky është edicioni i parë i “Vreshtarëve” në këtë garë.

Ndeshja në palestrën “Karagaçi” pritet të jetë shumë interesante, ku pejanët pas rikthimit në Superligë janë rikthyer edhe në BIBL.

Kurse, rahovecasit do të mundohen të kenë një paraqitje sa më të mirë në pjesëmarrjen e tyre të parë, me shpresë se do të arrijnë sa më larg në këtë garë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat