Vëllaznimi, Istogu dhe Kerasan Prishtina regjistrojnë fitoret e dyta

Basketboll

Vëllaznimi, Istogu dhe Kerasan Prishtina regjistrojnë fitoret e dyta

Më: 26 tetor 2019 Në ora: 16:40
Vëllaznimi, Istogu dhe Kerasan Prishtina regjistrojnë fitoret e dyta

Në mesjavë është zhvilluar xhiroja e dytë në Ligën e Parë në basketboll.

Istogu ka regjistruar fitoren e dytë në këtë edicion nga dy ndeshje të zhvilluara. Istogasit kanë mundur Neë Basket me rezultat 95:52.

Fitoren e dytë po ashtu e ka regjistruar edhe Vëllaznimi, që në mesjavë ka mundur Vushtrrinë 73:64, vetëm pas vazhdimeve, sepse koha e rregullt përfundoi 59:59.

Po ashtu fitoren e dytë e ka shënuar edhe Kerasan Prishtina, që mundi Borean 72:61. Ndërkohë, Prishtina e Re ka mundur Dritën 80:64. Kjo ishte fitorja e parë për Prishtinën e Re, derisa humbja e dytë për gjilanasit. AS Prishtina ka pushuar në këtë xhiro.

Liga e Parë – Java 2

Istogu – New Basket        95:52

Kerasan Prishtina – Borea       72:61

Vëllaznimi – Vushtrria     73:64

Prishtina e Re – Drita              80:64

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat