Prizrenasit fitojnë derbin ndaj Yllit

Basketboll

Prizrenasit fitojnë derbin ndaj Yllit

Më: 27 tetor 2019 Në ora: 13:07
Prizrenasit fitojnë derbin ndaj Yllit

Ponte Prizreni ka mundur Golden Eagle Yllin me rezultat 78:73 (27:21, 15:11, 21:20, 15:21), në kuadër të xhiros së shtatë të Superligës së Kosovës në basketboll.

Ponte e nisi ndeshjen më mirë, duke e fituar çerekun e parë 27:21, derisa me lojë më të mirë vazhdoi edhe në periodën e dytë që e fitoi 15:11 dhe shkoi në pushim me rezultat 42:32.

Lojë mjaft interesante u zhvillua në periudhën e tretë, ku vendësit e fituan 21:20, kurse dhjetëminutëshi i fundit i takoi mysafirëve 15:21, megjithatë, fitorja i takoi prizrenasve.

Më të dalluarit te Prizreni ishin Malcom Canada me 26 pikë, Arnold Sanders me 18 dhe Elliott Cole me 16.

Ndërkohë, më të mirët te Ylli ishin Altin Morina me 16 pikë, shtatë kërcime dhe shtatë asistime, Jamel McKay me 15 pikë e dhjetë kërcime, si dhe Samir Zekiqi me 14 pikë, gjashtë kërcime dhe gjashtë asistime.

Kjo ishte fitorja e katërt e Ponte Prizrenit, derisa numëron edhe tre humbje, kurse Golden Eagle Ylli ka katër fitore dhe dy humbje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat