Sot, Kosova mëson rivalët për FIBA Kupën e Botës 2023

Basketboll

Sot, Kosova mëson rivalët për FIBA Kupën e Botës 2023

Më: 29 tetor 2019 Në ora: 10:54
Sot, Kosova mëson rivalët për FIBA Kupën e Botës 2023

Shorti për Raundin e Parë të parakualifikimeve për FIBA Kupën e Botës 2023 do të mbahet sot në Shtëpinë e Basketbollit (selinë qendrore të FIBA Botës) në Mies të Zvicrës me fillim nga ora 13:00.

Tetë (8) Përfaqësuese janë regjistruar për të marr pjesë në parakualifikimet për FIBA Kupën e Botës 2023 e ato janë:

Kosova, Shqipëria, Bjellorusia, Qipro, Islanda, Luksemburgu, Portugalia dhe Sllovakia.

Shorti në do të jetë “live streamed” dhe do të mund ta ndiqni në rrjetet sociale të FIBA-s dhe të Federatës së Basketbollit të Kosovës.

1: Islanda dhe Bjellorusia;

2: Portugalia dhe Sllovakia;

3: Kosova dhe Qipro;

4: Luksemburgu dhe Shqipëria.

Garat në parakualifikimet për FIBA Kupën e Botës 2023 do të fillojnë në shkurt të vitit 2020 dhe do të përfundojnë në shkurt 2021.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat