Kampioni i Kosovës sfidohet nga ekipi gjerman - Bota Sot
Kampioni i Kosovës sfidohet nga ekipi gjerman

Basketboll

Kampioni i Kosovës sfidohet nga ekipi gjerman

Nga: Kemajl Goca Më: 29 tetor 2019 Në ora: 19:00
Dardan Berisha

Skuadra më e trofeshme në vendin tonë, Sigal Prishtina, sfidohet në udhëtim nga ekipi gjerman Bayreuth, në kuadër të xhiros së dytë të grupit C të FIBA Europe Cup në basketboll (meshkujt).

Kampioni i Kosovës në krye me lojtarin më të mirë Dardan Berisha pretendojnë të kthehen ballëlart nga Gjermania, në takimin që luhet nesër në orën 20.00.

Bardhekaltrit kanë startuar shkëlqyeshëm kur e kishin mposhtur me rezultat 93:74 Apoel Nikosia, ndërsa Bayreuth ishte mundur me 95:77 nga Ventspils nga Letonia.  

Prishtina do të luftojë me gjithë arsenalin që të dal sa më mirë, megjithëse janë të vetëdijshëm se do të jetë ndeshje shumë e vështirë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat