Anthony Davis shijon natë historike, Lakers vazhdon me fitore

Basketboll

Anthony Davis shijon natë historike, Lakers vazhdon me fitore

Më: 30 tetor 2019 Në ora: 09:43
Anthony Davis

Kur LA Lakers transferuan Anthony Davis në verë, skuadra përfundimisht e mori njeriun e duhur.

Por gjashtë herë All-Star rishkroi librat e rekordeve me një performancë të jashtëzakonshme mbrëmë.

Duke luajtur kundër Memphis Grizzlies, Lakers morën fitore 120-91, por Davis ishte i jashtëzakonshëm, duke shënuar 40 pikë dhe 20 kërcime.

Ishte gjithashtu i pari i Lakersit që nga koha kur Shaquille O’Neal e bëri në vitin 2003 kundër Boston Celtics.

Edhe më mbresëlënëse mbetet fakti që ai e arriti këtë për 31 minuta lojë, duke u bërë atë lojtari më i shpejtë në historinë e ligës që arrin këtë gjë.

Chamberlain është personi tjetër i vetëm që regjistroi një ndeshje 40-20 me 25+ gjuajtje të lirë më 2 mars 1962, ditën kur vendosi rekordin më të paprekshëm të NBA-së kur shënoi 100 pikë në një lojë të vetme.

Ndërkohë, LeBron James ndimhoi me 23 pikë dhe tetë asistime.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat