Prishtina në ankth

Basketboll

Prishtina në ankth

Më: 30 tetor 2019 Në ora: 10:26
Prishtina në ankth

Kampionia e Kosovës, Sigal Prishtinës të mërkurën do të përballet në udhëtim me skuadrën gjermane, Medi Bayreuth, ndeshje që fillon nga ora 20:00.

Ky takim zhvillohet në kuadër të grupeve në FIBA Europe Cup.

Prishtinasit në xhiron e parë mposhtën në shtëpi Apoel Nicosia me rezultat 93:74, ku kishte shkëlqyer Dardan Berisha me 32 pikë.

Berisha hyri në Top-5 e javës e më pas edhe më pas u shpall edhe Lojtari i Javës në xhiron e parë të FIBA Europe Cup.

Bardhekaltrit shpresojnë se në këtë edicion do të arrijnë rezultate sa më të mira, kurse edicionin e kaluar për herë të parë ishin në Top-16. Me një fjalë, Prishtina është në ankth.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat