Në një ndeshje dramatike, Rahoveci pësoi humbjen e dytë

Basketboll

Në një ndeshje dramatike, Rahoveci pësoi humbjen e dytë

Më: 31 tetor 2019 Në ora: 10:59
Në një ndeshje dramatike, Rahoveci pësoi humbjen e dytë

Në një ndeshje shumë interesante dhe dramatike, Rahoveci ka pësuar humbjen e dytë në këtë edicion në Ligën Ballkanike.

Vreshtarët janë mundur në shtëpi nga Ibër Rozhaja me rezultat 74:77 (22:19, 11:23, 22:21, 19:14).

Ndeshja filloi e barapeshuar me dy skuadrat që treguan dëshirë të madhe për të fituar, por vendësit ishin më të mirë në periodën e parë, duke e fituar 22:19. Mysafirët ishin dukshëm më të mirë në çerekun e dytë, që e fituan 11:23 dhe kjo ishte fatale për vendësit, të cilët tentuan deri në fund të fitojnë, por nuk ia arritën qëllimit. Dhjetëminutëshi i tretë përfundoi 22:21, derisa i fundit 19:14. Duhet theksuar se gjashtë sekonda nga fundi, Javis Howard nuk shënoi për tre pikë kur rezultati ishte 74:76, derisa në fund tentoi edhe Arian Qallaku.

Justin Gray ishte më i dalluari te Rahoveci me 20 pikë e gjashtë kërcime, derisa Arian Qallaku shënoi 14 pikë dhe Christian Bradford shtoi 13 pikë, pesë kërcime dhe gjashtë asistime, kurse te mysafirët u dallua Nemanja Simoviq me 20 pikë.

Kjo ishte humbja e dytë për Rahovecin, pas asaj nga Peja, derisa fitorja e dytë për Ibër Rozhajën pas asaj ndaj Vllaznisë së Shkodrës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat