Durant flet për zënkën me Green – tregon nëse ajo ndikoi për largimin nga Warriors

Basketboll

Durant flet për zënkën me Green – tregon nëse ajo ndikoi për largimin nga Warriors

Më: 31 tetor 2019 Në ora: 22:13
Kevin Durant, Draymond Green

Kevin Durant është kthyer për të komentuar zënkën e tij të famshme me shokun e skuadrës asokohe, Draymond Green.

Gjatë kohës kur Kevin Durant mbronte ngjyrat e Golden State Warriors dhe ishte shok skuadre me Green, dyshja kishin një zënkë që bëri bujë në medie.

Durant, i cili tashmë është transferuar tek Brooklyn Nets, është kthyer për të komentuar situatën e atëhershme, duke treguar edhe nëse ajo zënkë ndikoi që KD të vendoste për largimin nga ‘Oracle Arena’.

“Sigurisht, ndikoi pakëz. Kur shoku i skuadrës flet në atë mënyrë, ti mendon pak për të.. Nuk gënjej dot për këtë” ka thënë Durant.

KD arriti të fitonte titullin e kampionit me Golden State, por në fundin e aventurës së tij me GSW, lojtari pësoi një dëmtim të rëndë.

Ky dëmtim ka bërë edhe që lojtari të mos jetë në gjendje që të nis sezonin e ri. Nuk dihet saktë se kur ai do të kthehet për të dhënë kontributin e tij me Brooklyn.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat