Pas Rahovecit, Bashkimi bëhet skuadra e dytë këtë edicion që e mposht kampionin aktual, Prishtinën.
Prizrenasit kanë shënuar fitore të madhe, duke fituar me gjashtë pikë diferencë.
Takimi tejet interesant në “Sezai Surroi” u mbyll 95-89, me Stevie Clark, që edhe kësaj radhe ishte i pandalshëm, duke shkëlqyer me 35 pikë, ndërsa Corey Ross dhe Terik Bridgeman shtuan nga 23, përkatësisht 16 pikë.
Kjo ishte fitorja e pestë e ish-kampionit kosovar nga sezoni 2017/2018, duke u pozicionuar i dyti, të paktën përkohësisht.