Golden State nuk ia del pa yjet e skuadrës, mposhtet nga Charlotte

Basketboll

Golden State nuk ia del pa yjet e skuadrës, mposhtet nga Charlotte

Më: 3 nëntor 2019 Në ora: 09:13
Golden State

Golden State Warriors ka vërejtur mungesën e Steph Curry, Klay Thompson e D’Angello Russell qysh në ndeshjen e parë.

Warriors e kishin të pamundur të konkurronin me gjithë ato mungesa, duke u mposhtur kështu me rezultatin 87:93, në ndeshjen ndaj Charlotte Hornets.

Lojtari më i mirë nga ‘Sprite’ në këtë duel ishte ylli i Hornets, Dwayne Bacon, i cili regjistroi 25 pikë, 6 kërcime dhe 2 asistime.

Ndeshje spektakolare u luajtë edhe ndërmjet Milwaukee Bucks dhe Toronto Raptors.

Këtë ndeshje e vendosi performanca e jashtëzakonshme e MVP, Giannis Antetokounmpo, i cili regjistroi një mbrëmje ‘monster’.

‘Greak Freak’ shënoi 36 pikë, për të shtuar edhe 15 kërcime dhe 8 asistime të tjera, për fitoren kundër kampionëve në fuqi, Toronto Raptors.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat