Sfida e fundit në shtëpi për Mabetex Prishtinën

Basketboll

Sfida e fundit në shtëpi për Mabetex Prishtinën

Më: 5 nëntor 2019 Në ora: 14:19
Sfida e fundit në shtëpi për Mabetex Prishtinën

Mabetex Prishtina të enjten do të zhvillon ndeshjen e fundit në shtëpi në grupet e FIBA EuroCup, ku do të përballet me skuadrën ruse, MBA Moscow.

Kjo është hera e parë që një skuadër nga Kosova merr pjesë në një garë të nivelit të tillë, derisa ndodhet në një grup shumë të vështirë, me skuadra që kanë buxhet më të madh dhe përvojë më të madhe ndërkombëtare.

Vashat prishtinase kërkojnë ndihmën e publikut përballë liderit të grupit, që ka tri fitore në tri ndeshje të zhvilluara.

Në sfidën e parë, skuadra ruse kishte fituar me rezultat 90:58.  

Ndeshja Mabetex Prishtina-MBA Moscow zhvillohet të enjten nga ora 20:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat